Crisanti Stangogianni MD

Crisanti Stangogianni

Crisanti Stangogianni MD  ështënjë kirurge e syrit e specializuar në Mikrokirurgjinë e Kataraktit, Transplantimin e Kornesë, Kirurgjnë Refraktive dhe Glaukomës. Ajo u pranua në Shkollën Mjekësore të Universidad de Oriente in Bolívar në vitin 1990 dhe u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1997. Më pas ajo përfundoi programin pasuniversitar në Departamentin e Imunologjisë së Oftalmologjisë dhe Departamentin e Sëmundjeve Inflamatore të spitalit “Francisco Antonio Risquez Hospital” in Caracas, Venezuelë. Ajo u specializua në Oftalmologji në Universitetin UNAM “Dr Luis Sanchez Bulnes Hospital, Asociacion para Evitar la Ceguera en Mexico (A.P.E.C)”. Atje vazhdoi me trajnime të mëtejshme lidhur me kirurgjinë me laser e kataraktit, KIRURGJIA E SYRIT ME LASER për korrigjimin e kornesë dhe miopisë (paaftësia për te shquar nga afër), hyperopisë (paaftësia për te shquar larg), astigmatizmit dhe presbiopisë. Pas përfundimit të studimeve të saj pasuniveritare ajo ka kryer mijëra operacione dhe ka fituar eksperiencë të gjerë në keratoplastikë, kirurgji refraktive, transplantimin e qelizave limbale, transplantimin e membranës amniotike, flaps konjuktivë, implante të lenteve intraokulare dhe teknikat e rindërtimit të segmentit dhe kirurgjinë e valvulave Ahmed. Ajo ka botuar një gamë të gjërë artikujsh shkencorë si publikime në revista dhe libra të njohur  ndërkombëtarisht në fushën e oftalmologjisë interne dhe është ftuar si folëse e shoqatave të shumta mbi oftalmologjinë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ALACCSA-R, SECOIR, ASCRS, ESCRS, ARVO dhe S. V. O)

Curriculum Vitae