Evangelia Stangogianni MD

Evangelia Stangogianni

MD Evangelia Stangogianni  ka mbaruar studimet master mbi MENAXHIMIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR dhe është një kirurge eksperte e syve e specializuar në Mikrokirurgjinë e Kataraktit, Oftalmologjinë Pediatrike, Kirurgjinë Refraktive dhe Glaukomën. Ajo u pranua në Shkollën Mjekësore të Universidad de Oriente në Bolivar në vitin 1992 dhe u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1999. Më pas përfundoi programin pasuniversitar në Departamentin e Oftalmologjisë në ¨Universidad Central de Venezuela. Hospital Universitario de Caracas¨, Caracas Venezuelë. Ajo përfundoi Specializimin e saj mbi Oftalmologjinë në UNAM “Dr Luis Sanchez Bulnes Hospital, Asociacion para Evitar la Ceguera en Mexico (A.P.E.C)”. Vazhdoi më pas me trajnime të shumtambi kirurgjinë e kataraktit dhe glaukomës, oftalmologjinë pediatrike,  lentet intraokulare dhe kirurgji te syrit me laser  për korrigjimin e miopisë - hyperopisë – astigmatizmit dhe presbiopisë. Pas përfundimit të studimeve të saj pasuniversare ajo ka kryer mijëra operacione dhe ka fituar eksperiencë të gjerë në keratoplastikë, kirurgji refractive, transplantimin e qelizave limbale, transplantimine membranës amniotike, flaps konjuktivë, implante të lenteve intraokulare dhe diafragmave specifikedhe teknikat e rindërtimit të segmentit dhe kirurgjinë e valvulave Ahmed. Profesore në Departamentin e Oftalmologjisë2008 – 2012 dhe koordinatore e grupit të mikrokirurgjisë për pjesën e përparme të syrit nëUniversitetin UNAM “Asociación para Evitar la Ceguera en México”. 2008- 20012   Ajo ka botuar një gamë të gjërë artikujsh shkencorë si publikime në revista dhe libra të njohur  ndërkombëtarisht në fushën e oftalmologjisë interne dhe është ftuar si folëse e shoqatave të shumta mbi oftalmologjinë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ALACCSA-R, SECOIR, ASCRS, ESCRS, CMCC).

Curriculum Vitae