Tonometri
Matja e presionit intraokular quhet tonometri dhe bëhet me instrumente të posaçme, tonometri.
Tonometri më i përdorur, i cili jep matje të sakta, është tonometri Goldman (tonometri rrafshues). Vlera normale e presionit intraokular varion statistikisht midis 10 dhe 21 mmHg me një vlerë mesatare prej 16 ± 2 mmHg.
Tonometria është ekzaminimi oftalmologjik, me të cilin okulisti mund të përcaktojë presionin intraokular, pra presionin që ushtron lëngu, i cili ndodhet brenda syrit (lëng ujor).
Rreziku i rritjes së presionit intraokular.
Hipertensioni intraokular është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shfaqjen e glaukomës dhe verbërisë. Presioni intraokular mund të rritet për shkaqe të ndryshme, si pleqëri, shkaqe anatomike, inflamacion i syrit, faktorë trashëgues ose si efekt anësor nga përdorimi i disa medikamenteve.