
Retinopatia te te sapolindurit

Retinopatia te të sapolindurit është një çrregullim në enët e retinës, që prek foshnjat e lindura para kohe në rastet kur shtatzënia është më pak se 32 javë, pesha e lindjes më pak se 1300 gram (peshë e ulët), ka pasur terapi oksigjeni, hemoragji cerebrale, infeksion, anemi etj.
Foshnjat e lindura para kohe bëjnë pjesë në kategorinë e fëmijëve që përjetojnë probleme të ndryshme oftalmologjikemë shpesh sesa fëmijët e tjerë. Kanë një probabilitet të lartë për: strabizëm, ambliopi, miopi, glaukoma dhe humbje të shikimit.
Fundoskopia është e nevojshme në të gjitha foshnjat e parakohshme. Trajtimi është Fotokoagulimi me Laser për zhvillimin e enëve të reja patologjike.