Largpamësia
Largpamësia është një gabim refraktiv i syrit, në të cilin rrezet e dritës nuk përqendrohen në retinë, siç është normale, por prapa saj.
Në vitet e para të jetës është normale të kesh njëfarë largpamësie për shkak të madhësisë së vogël të syrit.
Diagnoza
Diagnoza e largpamësisë zakonisht vendoset nëpërmjet një ekzaminimi okulistik të kryer nga një okulist i specializuar.
Trajtimi i hipermetropisë varet nga mosha e pacientit dhe nga prania dhe lloji i simptomave.
Simptomat
Simptomat e largpamësisë ndryshojnë sipas moshës:
Tek fëmijët diapazoni i përshtatjes është i madh dhe nuk vërehet reduktim i shikimit, me përjashtim të rasteve kur hipermetropia është shumë e lartë.
I rrituri që ka largpamësi, fillimisht percepton një lodhje, dhimbje koke dhe turbullirë pas leximit intensiv. Tek individët e moshuar, reduktimi i shikimit pranë është simptoma kryesore dhe në mënyrë progresive shtrihet në shikimin në distancë.
Trajtimi
- Përdorimi i syzeve ose lenteve të kontaktit të llojeve të ndryshme (të forta, të buta, etj.)
- Procedura me LASER (PRK ose LASIK)
- Kirurgjia e lenteve intraokulare